Lajmet mbi bilancin e viktimave nga sulmi me raketa që Irani ndërmori ndaj bazës ushtarake në Irak ku qëndronin ushtarët amerikanë janë ende shumeë kontradiktore.

Të vetmet që flasim me siguri për bilancin e sulmit janë mediat iraniane. TV shteteror Iranian tha se janë vrarë 80 “terroristë” amerikanë dhe se janë hedhur në Irak 16 raketa. Sipas mediave iraniane, baza Ail al-Asad në Irak është shkatërruar plotësisht.

Krahas bazës Ain al-Asad, sipas të dhënave të Pentagonit, është vënë në fokus të sulmeve iraniane edhe një bazë në zonën kurde të Irakut, në Erbil.

Një përfaqësues i lartë në Pentagon bëri të ditur për mediat se ushtarët amerikane në këto dy baza kanë qënë të informuar për këto sulme dhe se hedhja e raketave nuk ka sjell dëme të mëdha. Falë një sistemi të hershëm alarmi, ushtarët kishin kohë të largoheshin nga zona e rrezikut e të futeshin në bunkerë mbrojtës

Në një nga bazat e sulmuara kanë qënë të stacionuar edhe ushtarë gjerman dhe Italian, të cilët sipas dy shteteve respective nuk kanë pësuar lëndime pasi janë strehuar në bunkere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *