Subscribe

Policia Rrugore e Shkodrës i ka shtrirë kontrollet në të gjithgë qarkun, për të rritur paramentrat e sigurisë.

Përgjatë dy javëve policia ka proceduar në gjendje të lire 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, janë ndëshkuar administrativisht në total 1926 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht, për shpejtësi tej normave të lejuara, parakalim të gabuar,përdorimi i celurarit gjatëdrejtimit të mjetit dhe mosvendosja e rripit të sigurimit.

Po ashtu, janë ndëshkuar edhe shoferë që kanë ndaluar në kundërshtim me sinjalistikën rrugore. Policia Rrugore e Shkodër, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

  • Janë ndëshkuar 1018 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
  • Janë ndëshkuar 221 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
  • Janë ndëshkuar 68 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
  • Janë ndëshkuar 26 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
  • Janë ndëshkuar 108 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • Janë ndëshkuar 409 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *