Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna...

Më shumë armë për Ukrainën/ Rusia kërcënon me kundërsulme pas goditjes së një anijeje në detin e zi

14 Prill 15:11

Ministria ruse e mbrojtjes ka kërcënuar Kievin me sulme në qendrat vendimmarrëse nëse provokimet në territorin rus, vazhdojnë.

 

Reagimi vjen vetëm pak orë pasi anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori Moskva, u dëmtua rëndë nga shpërthimi i municioneve në bord. Një zyrtar ukrainas deklaroi se anija me kapacitet 12,500 tonë dhe me një ekuipazh prej rreth 500 personash, ishte goditur nga dy raketa.

 

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara autorizuan 800 milionë dollarë ndihmë shtesë për sigurinë e Ukrainës. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se kjo paketë e re ndihme do të përmbajë shumë nga sistemet e armëve që janë ofruar tashmë dhe aftësi të reja të përshtatura për sulmin më të gjerë që Rusia pritet të ndërmarrë në Ukrainën lindore.

 

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby deklaroi se armët do të dërgohen ndërkohë që Rusia po riorganizon forcat, përfshirë helikopterët dhe sistemet e artilerisë, në Bjellorusi.

 

JOHN KIRBY ZEDHENES, PENTAGON
“Nuk janë plotësisht të gatshëm për rifillimin e ofensivës sepse duan të vendosen në Donbas. Ne e kuptojmë këtë dhe po përpiqemi të përfitojmë çdo ditë, çdo orë për t’i dërguar këto paisje atje sa më shpejt që të mundemi. Kemi një ide të qartë të përpjekjeve ruse për tu rifurnizuar dhe përforcuar”.

 

Ndërkohë katër vendet fqinje me Ukrainën gjithashtu kanë premtuar ndihmë humanitare dhe ushtarake. (efekte)
Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, të gjitha vende të NATO-s, u takuan me presidentin Zelenski në Kiev. Pasi vizituan qytetet e shkatërruara nga pushtimi rus, ata bënë thirrje për dënimin e mizorive dhe krimeve të luftës.

 

Në këtë udhëtim ishte planifikuar të bashkohej edhe presidenti gjerman, Frank Valter Steinmeier por vizita u anulua pas sinjaleve nga Kievi se kreu i shtetit federal nuk është i mirëpritur. Steinmeier mbështeste gazsjellësit Nord Stream dhe në vitin 2008 si ministër i Jashtëm i kabinetit Merkel ishte pjesëtar i vetos gjermane ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
armë kërcënim Rusi ukriane

Nga e njëjta kategori

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasaportat e re amerikane!

më shumë...

Si do të jetë koha për ditën e sotme? Njihuni me parashikimin e motit, sa do të arrijnë temperaturat

më shumë...

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shtator 2026, ja kush është shenja më me fat

më shumë...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me vajzën e Brigitte Macron: Është dashuri, jo aventurë verore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:22

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump...

8:17

Si do të jetë koha për ditën...

8:14

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shtator...

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.