Një 54-vjeçar ra në prangat e policisë paraditen e kësaj të diele.

 

Shtetasi i prangosur është Osman Memaj, banues në fshatin Gurrë e Vogël në Petrelë. Ai u arrestua sepse me një pistoletë po kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.

 

Memaj akuzohet për “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *