E enjte, 8 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Me pistoletë me vete në autobusin e linjës Tiranë-Vorë, pranga të riut

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete.

 

Reklamë

Sipas uniformave blu në pranga kanë rënë K. M., 19 vjeç,  i cili mbante me vete armë pa leje dhe shoku i tij K. M., 19 vjeç, lindur dhe banues në Bërzhitë, Tiranë, për veprën penale “Moskallzim krimi”;

 

Reklamë

Këta dy shtetas ndërsa po udhëtonin me linjën e transportit publik Tiranë-Vorë, janë vënë re nga qytetarët se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete. Pas njoftimit që qytetarët kanë bërë në sallën operative, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Vorës” është bërë ndalimi dhe kontrolli i dy shtetasve nga shërbimet e Policisë Vorë.

 

Gjatë kontrollit, shtetasit K. M., 19 vjeç (lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë), i është gjetur një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë