Dy turq janë arrestuar në portin e Durrësit, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

 

Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale I. Y., 44 vjeç dhe A. S., 67 vjeç. Ata janë përpjekur të udhëtojnë në drejtim të Italisë me dokumente bullgare dhe greke, të dyshuara si të falsifikuara.

 

Dokumentet u sekuestruan më pas nga policia në cilësinë e provës materiale.

 

Ndërkohë vijon puna e Policisë Kufitare për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *