Eksperti i Ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorjan Teliti i përgjigjet Bashiksë Shijak me rastin e qytetarit Rasim Shahini, për të cilin thotë se zhbën të gjithe propaganden e ngritur për rindërtimin.

Përmes një postimi në “Facebook”, Teliti shkruan se qytetari në fjalë jeton me nënën 86-vjeçare në një shtëpi të rrënuar nga tërmeti dhe me borxhet për t’u ushqyer.

Teliti shprehet se shqiptaret e kane te qarte se fondet per rindertimin nuk jane të kryeministrit Edi Rama, por lekët e buxhetit të shtetit. Ndërkohë, i bën thirrje qeverisë se nuk e fsheh dot realitetin me propagandë dhe videot 3D.

“Me nenen 86 vjecare te pamundur per te ndihmuar, me gruan dhe motren e semure, vete invalid ku vetem ilacet i kushtojne 300-400 mije leke ne muaj, me borxhet per tu ushqyer qe po i marrin edhe ate pak fryme qe kishte, me nje shtepi te rrenuar nga termeti, me tualetin jashte ne qiell te hapur sic u shpreh vete me lot ne sy, rilindja thote u kemi cuar disa qese ushqime ndihme. Rasimi e zhben te gjithe propaganden e ngritur per rindertimin me denoncimin  per abuzimin e pushtetit dhe perfaqesuesve te saj lokal, qe i kane thone qe do jete i fundit i listes se atyre qe do perfitojne. Shqiptaret e kane te qarte se fondet per rindertimin nuk jane te edi rames dhe oborrit te tij te zhvatjes. Ato jane leket e buxhetit te shtetit, te cilat duhet te shkojne aty ku ka me shume nevoje. Jane borxhet e dhena nga nderkombetaret per shlyerjen e te cilave do paguaj cdo shqiptar. Me propaganden dhe videot tuaj 3D nuk e fshehni dot realitetin e hidhur te qinda e mijera familjeve te goditura nga termeti te braktisura dhe te vjedhura nga qeveria.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *