E diel, 25 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 29 sekonda më parë
Video · Vendi

Më 8 maj avioni i parë në aeroportin e Vlorës, Balluku: Një fjalë e mbajtur, ashtu siç e kishim premtuar

Punimet në aeroportin e Vlorës janë drejt fundit. Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se më 8 maj në pistën e aeroportit të ri të Vlorës do të ulet avioni i parë.

Aeroporti tashmë ka marrë edhe kodin zyrtar nga IATA, “VLO”, duke u futur në hartën ndërkombëtare të transportit ajror.

Reklamë

Gjatë verës pritet që ky aeroport të funksionojë vetëm për avionët charter me turistë.

Balluku: Më 8 maj në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës do të ulet avioni i parë. Një fjalë e mbajtur, ashtu siç e kishim premtuar. Do të vazhdojmë me fazën e certifikimit për ta bërë operacional aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, i cili tashmë mban kodin, e aprovuar nga IATA, VLO, brenda sezonit veror të këtij viti.

Më shumë video

Reklamë