E diel, 25 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Vendi

Mbytet peshkatari në Velipojë

Një peshkatar ka gjetur vdekjen paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa një tjetër ka arritur të shpëtojë, duke dalë me not në breg, pasi barka me të cilën ata lundronin është përmbysur. Ngjarja ndodhi në ujërat e Velipojës në vendin e quajtur gryka e Vilunit. Viktima është Altin Lleshaj 34 vjeç. Shkak për ngjarjen e rende mësohet të jete bere moti i keq me ere te fortë. 34-vjeçari kishte lindur në Lezhë dhe banonte në fshatin Pulaj në Velipojë të Shkodrës. Një ditë më parë një 23 vjeçar u mbyt në ujërat e lumit Vjosa. Vasil Kola, 23 vjeç, ishte duke peshkuar. Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga zhdukja e tij, policia nuk ka arritur të gjejë asnjë gjurme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë