E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mbytet një fëmijë në Zvërnec

Në Zvërnec, në të njëjtin vend ku një muaj më parë u mbytën tre të rinj, ka humbur jetën pasditen e së enjtes edhe një vajzë 10 vjeçare. Tragjedia ndodhi në zonën e quajtura Portonova. E mitura është rrëmbyer nga dallgët, ndërsa ishte duke u larë me të motrën.

 

Reklamë

Dëshmitarët thanë se dy vajzat kishin hyrë në det me një dyshek plazhi, por rryma i ka çuar ne thellësi. Nëna që ka dëgjuar britmat e vajzave është nisur për t’i shpëtuar, por ka përfunduar pa ndjenja në breg të detit. Policia e njoftuar nga pushues te tjerë ka shoqëruar nenën dhe vajzën tjetër drejt spitalit, ku ndodhen jashtë rrezikut per jetën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë