Kampionati Italian uli siparin e një sezoni të gjatë, të bukur dhe të luftuar, emocionet e të cilit në Shqipëri u transmetuan ekskluzivisht në platformën Tring, që transmetoi të dhjeta ndeshjet javë pas jave për 10 muaj me radhë. Në fund, fituesi i madh i këtij edicioni ishte Napoli që festoi zyrtarisht titullin e tretë në histori, të parin me një distancë 3 dekadash nga epoka e Maradonës. Skuadra e Spaletit e mbylli kampionati në Diego Armando Maradona, duke mundur Sampdorian e rënë nga kategoria me rezultatin 2 me 0 dhe mbi të gjitha, duke u përshëndetur edhe me arkitektin e triumfit, trajnerin Spaleti, që në mënyrë paradoksale nuk rinovoi kontratën me kampionet. Në duelet e fundit të javës përmbyllëse të serisë A ditën e dielë, ranë sy suksesi i Milanit 3 me 1 kundër Veronës. Kuqezinjtë nuk toleruan aspak kundërshtarin, madje me këtë sukses e futën në ankth Veronën, e cila duhet të luajë një ndeshje direkte me Specian, për të mos rënë në serinë B. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Zhiru dhe Rafael Leao, me skuadrën e Piolit që për shkak se u rendit e katërta pas Napolit, Lacios, e Interit do të luajë serish në Champions. Mbyllet me fitore e këtij sezoni edhe për Juventusin që mundi 1 me 0 në transfertë Udinesen, falë një goli të shënuar nga Kieza në minutën e 68. Bardhezinjtë u renditën të 7 në serie A, për shkak të penalizimit me 10 pikë, një klasifikim që i çon në Conference League, ndonëse duhet pritur nëse do të dënohen edhe nga Uefa apo jo. Edhe Roma fitoi 2 me 1 kundër Specias, skuadër që luftonte direkt me Veronën për mbijetesë. Një gol i Dybales në minutën e 90, i prishi të gjithë festën dhe humorin Specias, e cila në rast se do të kishte marrë një pikë do të kishte shpëtuar direkt pas pasur nevojën e ndeshjes shtesë kundër Veronës, me të cilën e mbylli sezonin në kuotë të barabartë pikësh, 31. Ndërkohë verdhekuqtë e Zhoze Murinjos, që u renditën të gjashtët së bashku me Atalantën e vendit të pestë, u kualifikuan për në Europa League. Takimi me kampionatin Italian tanimë për një tjetër sezon spektakolar në Tring do të jetë në 20 gusht, kur nis edhe edicioni i ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *