Subscribe

Është mbyllur përfundimisht procesi i demontimit te municioneve në Uzinën e Mjekësit në Elbasan. Ministrja e Mbrojtjes e ka konsideruar këtë një hap shumë të rëndësishëm, që i shërben edhe vetë ruajtjes së traditës së uzinës.

 

 “Sapo demontuam fishekët e fundit të municioneve jashtë nevojave të FA. Një proces i vështirë por i domosdoshëm dhe një proces ku Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës, ka pasur përgjegjësinë kryesore. Mjekësi, sapo e ka përfunduar punën e vet për demontimin e municioneve dhe për ne është shumë e rëndësishme ruajtja e historisë, apo e traditës të industrisë ushtarake të kësaj zone dhe të Mjekësit në veçanti, për ato kapacitete të cilat ka.”

 

Xhaçka tha se shumë shpejt pritet të rivihet në punë linja e prodhimit në uzinë, investim i cili do të ndikojë në ekonominë e zonës përreth.

 

“Jemi në hapat e fundit të konkretizimit të një investimi të konsiderueshëm, me një kompani e cila është lider në Evropë për prodhimin e armëve dhe të municioneve, dhe që do të vijë në Mjekës me një investim të konsiderueshëm dhe me mundësinë e jashtëzakonshme për të vazhduar punësimin e dhjetëra familjeve të zonës, por jo vetëm”.

 

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm janë në diskutime konkrete me shumë kompani, të cilat janë pjesë e vendeve të NATO-s, për rivitalizimin e uzinës së Mjekësit dhe të ndërmarrjeve të tjera të prodhimit dhe të demontimit të municioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *