E martë, 24 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:35 Në vijim ora 02:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mbrojtja nga koronavirusi/ Tirana, Shkodra e Lezha në “shtetrrethim” (Foto)

Lezhë

Pas pezullimit të automjeteve private, taksive dhe transportit urban në 8 qarqe, Tirana dhe qytete të tjera të Shqipëria janë zgjuar këtë të premte pothuajse të boshatisura. Edhe ato pak autojmete që qarkullojnë, kontrollohen nga efektivë të policisë dhe forca të ushtrisë nëse kanë autorizim nga Policia e Shtetit.

 

Kjo panoramë pritet të zgjasë deri të dielën në mesantë, nëse nuk do të ketë një urdhër të dytë nga qeveria.

 

Reklamë

Përveç ushqimoreve, furrave të bukës dhe farmacive, të gjitha aktivitetet e tjera janë mbyllur në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID 19.

 

Të vetmet automjete që do të lëvizin do të jenë autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra.

 

Për të gjithë ata që nuk i binden rregullave, do të ketë masa ndëshkimore me gjobë.

 

Tiranë

 

Shkodër
Lezhë

Vazhdo të lexosh

Reklamë