Gjykata e Krimeve te Renda la ne burg Taulant Necaj i arrestuar dy ditë më parë tek Zogu i Zi në Tiranë me akuzën e gjobëvënies e kundërshtimit të policisë. Sipas prokurorisë, 27-vjeçari kishte shantazhuar një mësuese fizike në qytetin e Shkodrës se nëse nuk i jepte 1 milionë lekë ai do t’i publikonte fotot intime. Nga hetimet u vërtetua se i riu dhe mësuesja 38-vjeçare ishin njohur në rrjetin social Facebook dhe kishin shkëmbyer foto intime ndaj dhe Necaj e ka shantazhuar. Pas kallëzimit të bërë nga mësuesja i riu u vu në ndjekje dhe në afërsi të “Zogut të Zi” ai nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar makinën e tij tip “Tuareg”. Gjatë tentativës për t’u larguar 27-vjeçari dëmtoi dhe tre automjete të tjera të parkuara, por u prangos nga forcat operacionale të policisë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *