Subscribe

Nga Shkodra, presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë në 25 prill për ndalimin e shpopullimit të vendit. Këtë apel, kreu i shtetit e bëri teksa mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për masakrën e 2 prillit të 1991.

Edhe pas 30 vitesh, Meta shprehet se Shqipëria vuan ende nga fenomeni i “partisë-shtet”.

“Ende Shqipëria vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira, nga kapja e shtetit që ka mbajtur peng edhe procesin e integrimit. Është momenti që të gjithë të nisemi drejt 25 prillit, kësaj dite vendimtare por të vendosur vendin në shinat e Kushtetutës dhe demokracisë. Unë jam i bindur se Shkodra do të jetë gjithmonë në krye të këtij marshimi. Duke e bërë çdo gjë për suksesin e demokracisë, ne nderojmë jo vetëm sakrificën e martirëve të 2 Prillit, por edhe atyre që në emër të fjalës së lirë, demokracisë, u martirizuan gjatë të shkuarës së errët të regjimit autoritar.  Vendi është në një situatë kritike, nga ku unë jam i bindur se do dalim me sukses pas ndërgjegjësimit se vota është e shenjtë. Unë çdo përgjegjësi që kam do ta shlyej duke qenë në mbrojtje të votës së lirë më 25 prill. Kështu do nderojmë edhe kujtimin e të gjithë patriotëve që u martirizuan.”

I pyetur lidhur me akuzat e bërë nga Jozefina Topalli, Meta devijoi të jepte një përgjigje direkte.

“Nuk e di se cila është përgjegjësia ime, unë jam një student i dhjetorit dhe e kam thënë dhe më parë, se nuk jam i persekutuar, ppor kam qënë i bindur se nuk mund të tolerohet më. Kam qënë në anën e demokracisë, pro integrimit europian. Nuk kam qënë zëdhenës i kapjes së shtetit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *