Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi masa të reja anti-COVID. Duke marrë shkas nga situata jo e mirë epidemiologjike në vendet fqinje, kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli deklaroi se ata që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, duhet të izolohen për dy javë.

 

“Situata paraqitet ndjeshëm drejt përmirësimit, si rezultat i masave të propozuara në kohën e duhur. Po ndihet edhe efekti i vaksinimit masiv. Në rajon, situata paraqitet ndryshe, fqinjët tanë kanë numër rastesh të shtuara dhe të jetëve të humbura. Sfida e Komitetit është përmirësimi i indikatorëve. Mos-respektimi sa duhet i masave nga një pjesë e subjekteve politike në fushatë elektorale, mund të jetë një indikator që kund të ndihmojë në rtritjen e numrave. Edhe afrimi i Pashkëve po ashtu. Mendojmë që nga nesër, të vendoset qëndrimi në karantinë 2-javore për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, deri në datën 3 maj.”

 

Ndërsa për nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme u vendos që të rikthehen në klasa, për të bërë mësim të kombinuar dhe jo më vetëm online.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *