Gjykata e Tiranës lë në burg drejtorin e tatimeve të kryeqytet Adrokli kokthi. Me pranga në duar, ai u paraqit këtë të shtunë para trupit gjykues për masën sigurisë, e cila u zhvillua me dyert të mbyllura. Gjyqtarja e çështjes, Arjana Caco, e çmoi të vlefshme kërkesën e organit të akuzës, për ta mbajtur në qeli 40-vjeçarin Kokthi, pasi ky i fundit dyshohet se ka abuzuar me detyrën në të paktën katër raste. Vetë i pandehuri nuk i ka pranuar akuzuat, duke thënë se ka zbatuar vetëm ligjin. Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati, Maks Haxhia, theksoi se, klienti i tij nuk duhet të qëndrojë pas hekurave, pasi nuk përbën rrezikshmëri shoqërore. Hetimet, sipas prokurores Elsa Miha, ka nisur në janar të 2015, teksa Kokthi kishte sekuestruar mallin e një biznesi me vlere 4 milion lekë. Por me vonë, drejtori i tatimeve kishte zhbllokuar mallin, duke mos respektuar procedurat ligjore. Sipas hetuesve, ky veprim është bere kundrejt përfitimeve te shumave te mëdha te parave, duke shpërdoruar detyrën.
Burg drejtorit të tatimeve
Subscribe
