Subscribe

Gjyqtarët e niveleve më të larta mund të kryejnë shkelje disiplinore, por ndëshkimi I tyre është ende peng I boshllëkut ligjor. Këtë mungesë vuri në dukje prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, gjatë analizës në prokurorinë e Durrësit.

 

ARTA MARKU

PROKURORE E PERGJITHSHME

I bej thirrje kuvendit te miratoje sa më shpejt ndryshimet ligjore si rezultat i vakumit që krijoi vendimi i gjykatës kushtetuese duke përcaktuar me detaje se cila sjelle të magjistratëve përbëjnë shkelje disiplinore dhe cilat janë llojet e shkeljeve. I bej thirrje kuvendit që të plotësojë dispozitën kalimtare që përcakton kompetencat e prokurorit të përgjithshëm dhe të inspektorëve të këshillit të lartë të drejtësisë. Më qëllim që përveç hetimit disiplinorë të kenë detyrimin për të bërë procedimin disiplinor para këshillit të  lartë të prokurorisë apo atij gjyqësor.

 

Shefja e organit të akuzë shprehu mirëkuptim për nervozizmin e qytetarëve që shohin njerëzit e drejtësisë të pandëshkuar kur thyejnë ligjin.

 

Mbeten ankesat e qytetarëve në media. Ndërhyrja ose mosndërhyrja nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme ku janë adresuar shumë komente e fyerje degraduese duhen kuptuar. Në mungesë të Inspektorit të lartë të drejtësisë procedura e hetimit disiplinor për prokurorët është e parealizuar.

 

Gjendjen aktuale të prokurorisë dhe gjithë sistemit të drejtësisë Marku e ka cilësuar si problematike. Ajo vuri në dukje se në kushtet kur njerëzit e akuzës veprojnë të pavarur apo të pandikuar, funksionimi i mekanizmave displinore ndaj tyre eshte jetik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *