Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 3 viktima.

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të premte 163 raste pozitive me koronavirus, nga 1074 teste të kryera.

Numri më i lartë i të infektuarve shënohet në qytetin e Shkupit, me 70 raste, ndërsa Tetova ka 25 dhe Shtipi, 14 raste.

Në total, deri më tani, Maqedoninë e Veriut ka 268 viktima dhe 5785 të infektuar me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *