Subscribe

Këshilli i Larte i Drejtësisë ka vendosur mbrëmjen e se martës, t’i hape rruge kërkesës se Prokurorisë për dhënien e autorizimit per caktimin e masës se sigurisë ndaj gjyqtarit Ibrahi Hoxha. Anëtaret e KLD morën vendimin edhe per pezullimin e tij nga detyra. Me herët, Ministri i Drejtësisë përshëndeti arrestimin e gjyqtarit dhe u beri thirrje qytetareve qe te tilla raste korrupsioni ata t’i denoncojnë direkt në zyrën e prokurorit. Në analizën vjetore të Gjykatës Administrative, Ministri i Drejtësisë tha se vetëm ne këtë mënyrë, hetimi mund të jetë i suksesshëm. Manjani kritikoi edhe punën e Gjykatës Administrative. Sipas tij, janë rreth 14 mijë dosje që presin dhe se duhet të gjykohen shpejt e me vendime të drejta jo gjithmonë në favor të qeverisë.

“Vendimet e drejta janë mënyra e vetme për të korrektuar qeverinë. Të korrektosh qeverinë është një gjë dhe të krijosh qeveri paralele është gjë tjetër. Në disa gjyqe gjykatat marrin kompetencat e qeverisë”, Kultura e gjykimit administrativ është relativisht e re dhe ju takon juve ta formësoni, të krijoni një model të gjykimit administrativ.”

Në përfundim, Ministri i Drejtësisë u kërkoi gjyqtarëve të distancohen nga raste si ai i Ibrahim Hoxhës

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *