Manchester City fitoi 3 me 1 ndaj Leeds duke ju afruar me pikë Arsenalit që kryeson premier ligën. Erling Haaland ishte protagonisti që e çoi drejt fitores ekipin e tij. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë. Rodri zhbllokoi ndeshjen në minutat shtesë të pjesës së parë. Citizens dominuan lojën duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit.

Në pjesën e dytë ishte Haaland që nuk u kursye përpara Leeds, duke trefishuar shifrat me dygolëshin e tij në minutën e 52 dhe 64. Tashmë norvegjezi thyen rekord si futbollisti më i shpejtë me 20 gola në 14 ndeshje në Premier League dhe 26 gola këtë sezon. Në pjesën e mbetur të lojës zotërimi i topit dhe presingu i lartë e vuri në vështirësi Leeds. Rastet e mira u shpërdoruan nga Gundogan dhe Grealish. Megjithatë vendasit e mbyllën takimin me një gol të Struijk i cili nuk i vlejti aspak .Tashmë Ekipi i Pep Guardiolës është në kuotën e 35 pikëve 5 më pak se Arsenal.

 

Ndërkohë në Ligën 1 ne Francë PSG mposhti me vuajtje Strasburgun, me një fitore të ngushtë 2-1 në minutat e shtesës. Neymar dhe Mbappe e nisën sfidën nga minuta e parë, por patën ndikim të ndryshëm në këtë ndeshje.

 

 

Mbrojtësi Marquinhos ishte ai që kaloi në avantazh vendasit, por kur gjithçka dukej e lehtë për kampionët e Francës, Marquinhos shënoi sërish, kësaj radhe në portën e tij duke i dhuruar kundërshtarit një gol. Ndërkohë Neymar u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda 3 minutash, duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë në minutën e 64. Parizienët e kërkuan me ngulm golin, duke e gjetur vetëm në minutat shtesë të sfidës. Mbappe fitoi 11-metërsh dhe goditi saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë 3 pikë skuadrës e cila vazhdon të kryesojë kampionatin me 44 pikë pas 16 ndeshjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *