Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu konfirmoi se 5 mjekë dhe infermierë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi.

 

Në një postim në “Facebook”, Manastirliu tha se numri i personelit shëndetësor të rikuperuar ka shkuar në 13. Ndërkohë, në total janë shëruara 67 pacientë.

 

“#COVID-19 Lajm i mire! Edhe 5 mjekë dhe infermierë të shëruar shkon në 13 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës. Deri tani 67 janë pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me  #COVID-19  #FORCA”, shkruan ministrja.

 

Rastet e konfirmuara me COVID-19 ka shkuar në 259 dhe 15 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *