Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se Klinika Stomatologjike Univeristare qëndron e hapur dhe është në gatishmëri për të gjithë personat që kanë urgjencat dentare.

 

Manastirliu tha se në dy javët e fundit janë trajtur më shumë se 500 urgjenca. Ajo ka përsëritur thirrjen për të respektuar rregullat e distancimit social.

 

“Klinika Stomatologjke Universitare në gatishmëri për urgjencat dentare. Më shumë se 500 urgjenca janë trajtuar në dy javët e fundit. #KSU qëndron e hapur vetëm për urgjencat stomatologjike. Ju lutem respektoni rregullat e distancimit social, e vetmja armë që kemi në dorë kundër përhapjes së infeksionit. #Respekt për stafet mjekësore në shërbim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *