Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur mbrëmjen e të martës në zonën e Corropolit në Teramo, Itali.

 

Mediat italiane raportojnë se një makinë tip “Opel Meriva”, ku udhëtonin tre persona, dy shqiptarë dhe një italian, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një pemë ulliri.

 

Për pasojë ka humbur jetën njëri prej shqiptarëve I identifikuar si Shendri Çaushi.

 

Ndërsa dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë, fatmirësisht kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen të shtruar në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *