Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin nacional Korce-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet tip Volksëagen është përplasur me një mjet bujqësor. Për pasojë, është plagosur drejtuesi i këtij të fundit, duke marrë plagë të shumta në trup.

Sipas burimeve nga spitali, mësohet se i lënduari është nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *