Një makine e tipit benz është përfshirë nga flaket mëngjesin e kësaj të marte ne aksin rrugor Fier -Patos. Ne momentin kur ka ndodhur shpërthimi, makina ka qenë ne ecje. Ngjarja ndodhi rreth orës 7:30 minuta te mëngjesit. Sipas policisë, shoferi ka dalë me shpejtësi nga mjeti, ndërsa raportohet se fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim. Si pasojë e flakëve, mjeti është shkrumbuar plotësisht. Ekspertet e policisë kane bere te ditur se dyshohet qe shkak të ketë qenë një defekt teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *