Regjimi i Nicolas Maduros ka përshkallëzuar agresionin ndaj udhëheqësit te opozitës Juan Guaido duke e ndaluar ate qe te mbaje poste publike për 15 vjet. Qeveria akuzoi Guaidon per parregullsi ne te dhënat e tij financiare, por kjo u interpretua gjerësisht si një lëvizje tjetër nga Maduro për te shtrënguar masat kundër tij.

 

Juan Guaido, udhëheqës i Asamblesë kombëtare, qe kontrollohet nga opozita, ka shpallur veten president te përkohshëm ne muajin janar. Ai ka mbështetjen e me shume se 50 shteteve, përfshire edhe Shtetet e Bashkuara. Por Maduro nga ana tjetër, ka siguruar mbështetjen e Rusisë dhe Kinës. Venezuela është shndërruar ne një vatër tensionesh dhe po zhytet gjithnjë e me thelle ne krizën ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *