E shtunë, 31 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Lufta ndaj terrorizmit, FBI zbarkon në Kosovë

Në kohën kur Kosova në bashkëpunim me policinë Shqiptare ka kryer një seri arrestimesh në luftën kunder kërcënimit terrorist, zurtarë të lartë të Fbi-së, Jack H. Liao, Daniel J. Yocca, dhe Andrew de la Rocha zbarkuan në Prishtinë për një takim me zv/ministrin e Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.Në takim morën pjesë edhe Drita Pereziç, Këshilltare e lartë e ICITAP-it Amerikan dhe Samir Krasniqi, koordinatori i QKMK-së. Gjatë bisedimeve zëvendësministri Hoxha i informoi zyrtarët e FBI-së lidhur me mekanizmat e ndërtuar në funksion të parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme, ndërtimin e legjislacionit primar, sekondar, Strategjitë Kombëtare dhe bashkëpunimin rajonal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë