Institucionet më të larta të shtetit Presidenca dhe qeverisa kohët e fundit  kanë hyrë në një krisje, që siç e ka theksuar dhe vëtë kryeministri Edi Rama është në prag të thyerjes.

 

Prej ditës së martë tashmë Shqipëria nuk ka një ministër të Brendshëm, rolin e tij pritet ta luajë për një kohë të pacaktuar  i njëjti person i caktuar nga kryeministri, Sandër Lleshi.

 

Shqipëria ka qene edhe herë tjetër me karrige bosh në kabinetin qeveritar, pikërisht në vitin 2003 ku ish-ministri i Jashtëm Ilir Meta dha dorëheqjen, duke e lënë bosh postin për më shumë se  6 muaj.

 

Ndërsa nuk ka ndodhur që vendi në një situatë ku duket se sështë aspak e qetë të ngelet pa ministër të Brendshëm, për të folur rreth këtyre zhvillimeve më të fundit në vendin tonë i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve është autori dhe drejtuesi i Real Story, në Vizion Plus, Sokol Balla.

 

Në fjalën e tij Balla ka theksuar se ky është një vendim padyshim për motive politike dhe që sipas tij presidenti Ilir Meta akoma nuk e ka thënë fjalën e tij të fundit në lidhje me këtë situatë.

 

Më poshtë intervista e plotë e zotit Balla e dhënë për edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus.

 

Prej  katër ditësh presidenti e ka refuzuar dekretimin e ministrit të Brenshëm të kabinetit qeveritar, çfarë mund  ta ketë shtyrë presidentit për një vendim të tillë?

 

Padyshim se ka motive politike në reagimin e presidentit në rastin Lleshi, reagime  politike që ne e dimë dhe janë bërë publike pas atij reagimi të ashpër të kreut të shtetit ditën e hënë, e cila pasojë me një deklaratë po aq me batuta të kryeministrit në parlament. Unë prirem të besoj  se presidenti nuk e ka thënë fjalën e fundit për një arsye shumë të thjeshtë, se dhe vetë presidenti nuk mund të bëjë një dekret shkarkimi, pasi nuk ja lejon kushtetuta kemi pasur vetëm një letër, ku ai ka shpjeguar arsyet se pse nuk është i bindur që Sandër Lleshi të ishte ministrër i Brendshëm. Kemi dhe zhvillimet më të fundit, ato të vrasjes dramatike në Durrës, bëhet fjalë për një nga kokat më të rëndësishme të krimit të organizuar në vend, që deri më tani kishte mbetur në hije, nuk i dihej emri dhe fytyra, që u morën vesh vetëm pasi u vra. Vdiq dhe një kolegu i tij i “armëve”, në Durrës, vendi nuk mund të jetë pa ministër të Brendshëm në këtë situatë. Besoj dhe shpresoj që përtej përgjegjësive për kushtetutën institucionet presidenti e qeveria të kenë përgjegjësi ndaj publikut, që nuk mund ta lënë vendin pa drejtuesin e këtij dikasteri. Unë them se përsa kohë presidenti nuk ka bërë një dekret shkarkimi, pasi nuk mund ta bëjë se nuk ja lejon kushtetuta, ndoshta negociatat po vazhdojnë. Pak minuta më parë kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, që duhet të ishte praktikisht në këtë studio është thirrur me urgjencë në Kryeministri, mesa duket negociatat po vazhdojnë për të gjetur zgjidhje pas atij shpërthimi rrebeshi replikash ka një përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje. Rrugëzgjidhja mund të jetë dorëheqaj e Sandër Lleshit, nga posti i Gjeneralit.

 

Ose zëra të tjerë brenda PS, ku thuhet se mund të dërgohet një propozim tjetër.

 

Nuk përjashtuhet si mundësi, nga informacionet që kam Elisa Spiropali, që është dhe zëdhënësja e Partisë Socialiste e ka thënë publikisht, e cila për pozicionin që ka nuk mund të thotë diçka pa marrë leje dhe pa një sinjal nga kryetari i saj.

 

Pikëpytjet apo ky ballafaqim mes dy institucioneve më të larta në një farë mënyrë, sipas kritikëve të qeverisë të sjell te një lloj bumerangu për qeverinë për Partinë Socialiste, sepse thonë ato se Reforma në Drejtësi, çoi në mosfunksionimin e Gjykatës kushtetuese që do të thotë se skemi një arbitër që ta zgjidhë këtë përplasje?

 

Jo nuk është e vërtetë, pasi Reforma në Drejtësi nuk të çon në asnjë bllokim institucioni, reforma në drejtësi është bllokuar politikisht nga palët kush me dashje, dikush pa dashje dikush me indiferencë.  Reforma në drejtësi është bërë në një mënyrë të tillë nga ndërkombëtarët që ajo do të eci përpara edhe nëse do të ketë një bllokim politik, ky skenar ishte marrë parasysh. Nëse palët mund ta vonojnë siç po ndodh dhe me Gjykatën Kushtetuese, sigurisht rasti Lleshi mund të jetë rasti që e percipiton situatën deri në atë pikë saqë të kërkojë një zgjidhje të menjëhershme. Mendoj se se përtej replikave të ashpra përtej qëndrimeve të papërgjegjshme nga të dyja palët në rastin Lleshi, qoftë ato që e çuan Lleshin pa ditur çfarë problem teknik mund të kishte në këtë rast mbajtjaaktive e postit të gjeneralit, qoftë nga presidenca apo presidenti i cili paska pritur deri në sekondën e fundit të mesnatës së ditës së dielë, që zoti Lleshi të mos i shkonte në takim për të justifikuar atë vendimarrje politike dhe aspak kushtetuese që ai mori.

 

Me shumë mundësi përtej analizave që mund të bëhen në studio tona do të ketë shumë për të thënë zoti Rama i ftuar në Real Story, bashkë me gazetarrët, çfarë pritet?

 

Zoti Rama kthehet pas një muaji e pak, edhe atëherë kur ishte kishte një lajm në zhvillim ishte çështja e Xhisielës, kësaj radhe problem është shumë më i rëndë, është problemi më i rëndë politik dhe kushtetues që ka pas Shqipëria, madje më i rëndë se situata në 97’ nga pikëpamja politike, se kjo është një krisje kushtetuese që nëse cachet, shkohet e fut vendin në një humnerë në një abis të panjohur politik dhe kushtetues me të cilin ne nuk jemi ndeshur ndonjëherë. Besoj se kryeministri rikthehet si një nga dy protagonistët kryesorë, në momentin e duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, shpresojmë të japë përgjigjet e duhura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *