Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj sqaroi pse janë të nevojshme ndryshimet në Kodin Penal.

Duke folur në Parlament, Lleshaj tha se nuk mund të tolerohen qytetarët e papërgjeshëm sepse rrezikohen jetë njerëzish.

“Ata duhet të ndëshkohen me sanksione, që të binden. Nëse shkelja e rregullave të pandemisë sjell pasoja të rënda, si humbja e jetëve të njerëzve, se e dimë që gjithë kjo dramë globale ka filluar nga një rast i vetëm, nuk mund ta lejojmë të luajmë me zjarrin. Në thelb fryma e kodit është kjo: të parandalojmë humbjen e jetës njerëzore, për shkak të papërgjegjshmërisë njerëzore. Të papërgjegjshmit duhet të paguajnë një çmim, nga gjobat, te denimi me 1 vit burg, dhe pastaj përshkallëzohet ndëshkimi, pasi ai që shkakton vdekje, duhet të paguajë për këtë.”

Sipas ministrit, shqiptarët në 40 ditë kanë paguar një çmim të madh, nuk kanë shkuar në punë dhe nuk kanë luksin të paguajnë një çmim edhe më të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *