Hyrja e linjave ajrore low cost në aeroportin “Nënë Tereza” ka sjellë një ndryshim të mendësisë së shqiptarëve në rezervimin e pushimeve. Besnik Vathi, turoperator i ftuar në E-ZONE thotë se në dy vitet e fundit, shqiptarët po i planifikojnë pushimet kohë më herët, për të kapur çmimet më të lira në treg.

 

Që nga hyrja në treg e kompanive me çmim të ulët ka një tendencë në rënie të prenotimeve të shqiptarëve në miniutën e fundit. Kjo tendencë ishte e pritshme pasi sa më në avancë të prenotohen biletat aq më të lira dalin, ndaj dhe ky fakt ka ndryshuar mendësinë e shqiptarëve”, u shpreh Vathi

 

Ndërsa sa i takon çmimeve, për këtë sezon turistik, ato janë rritur deri në 30%, si transporti ashtu edhe hotelet jashtë vendit.

 

“Mund të themi pa frikë se nuk ka më pushime të lira. Çmimet e hoteleve jashtë vendit janë rritur me të paktën 20-30%, si në destinacinet e qyteteve europiane ashtu edhe zonat e plazhit. Po kështu janë rritur edhe shërbimet e trasnportit. Pra një bilete transporti si taksi, autobuset që ofrojnë turi turstike nuk janë më njësoj”, sqaron Vathi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *