E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lind fëmija i parë afgan në Lezhë/ Rama: Mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës në kohë të vështirë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ardhjen në jetë të fëmijës afgan, në Lezhë.

Në një postim në Facebook kreu i qeverisë shkruan se ardhja e tij është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës në kohë të vështira.

Reklamë

“Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi. Ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira”, shkruan Rama.

Ditëne  sotme në spitalin e Lezhës ka ardhur në jetë një djalë që prindërit ia kanë vënë emrin Albi. Ai është sjellë në jetë nga një nënë 27-vjeçare, e cila e kishte lindjen e gjashtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë