Subscribe

Qeveria ka zyrtarizuar nismën për të mos dhënë më koncesione me propozime të pakërkuara nga 1 korriku i 2019. Bëjnë përjashtim vetëm investimet në porte, aeroporte si dhe energji. Sipas projektligjit të qeverisë, vendi ka ende nevojë për investime në këto fusha. Kjo do të thotë që biznesi nuk mund të bëjë më propozime për investim  ne ndërtim apo mirëmbajtje të rrugëve.

 

Një nga shembujt e propozimeve të pakërkura është ai i për aksin Thumanë- Kashar, që tashmë u anulua. Kompania veteofrohet duke dorëzuar një studim për investimit në fjalë dhe sipas ligjit ajo shpërblehet me bonos. Ndonëse me pas hapet gara, kompania e veteofruar në fillim ka më shumë avantazhe për të fituar. Por projekte të tilla shoqërohen me kosto ta larta.

 

Fondi Monetar ka qenë i ashpër me qeverinë, duke deklaruar se praktika e propozimeve të pakërkuara duhet të anulohet e të zhvillohen gara reale me qëllim miratimin e projekteve konkurruese. Ndërsa Banka Botërore ka deklaruar se qeveria e ka tepruar me praktika të tilla.

 

Në projektligjin e mbërritur në kuvend specifikohet se çdo kontratë do të marrë miratimin final nga Ministria e Financave me qëllim monitorimin financiar të saj. Paralelisht drafti parashikon edhe krijimin e komitetit për përzgjedhjen e koncesioneve, një strukturë që në përbërjen e saj ka ministrat e disa institucioneve kryesore. Deri tani numërohen afro 220 kontrata te partneritetit publik-privat ose koncesione. Projektligji pritet ti nënshtrohet diskutimeve dhe më pas miratimit në parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *