Policia e Lezhës, arrestoi një 37-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet .

Gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet me drejtues shtetasin Endrit Lohja,në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

 

37 vjecari banues në Shkodër u arrestua në në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” .

 

Gjithashtu,  gjatë kontrollit të ushtruar nga forca e posaçme “Shqiponja ” , në automjetin me drejtues shtetasin A.M. dhe pasagjer shtetasin A.G.,u gjetën dhe sekuestruan një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.

 

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.

 

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Albin Marlutaj,27 vjeç dhe Armando Grishaj,25 vjeç,  banues në Lezhë, të dy me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, vjedhjes dhe krimeve kundër personit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *