E enjte, 24 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lëviste me pistoletë, kapet i dënuari për vrasje

Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

 

Në kuadër të operacioni policor “Magnum 2”, është bëri i mundur arrestimi i shtetasit G. B., person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje.

 

Reklamë

Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar ndaluar automjetin, 40-vjeçari G. B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.

 

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve  dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz.

Vazhdo të lexosh

Reklamë