Subscribe

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri disa ditë më parë. Një 50-vjeçar shqiptar vrau kunatin e tij, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar sistematikisht vajzën për 9 vite.

Kur 18-vjeçarja mori guximin dhe i rrëfeu të atit atë që kishte kaluar në duart e 33-vjeçarit, ai i premtoi se “do ta zgjidhte”.

Pas krimit, 50-vjeçari u vetëdorëzua në polici, por ditën e sotme ai është lënë në arrest shtëpie, një vendim i mirëpritur nga mbarë opinioni publik.

Lidhur me këtë çështje, dhe dhunën ndaj femrave si fenomen, të ftuara në studion e “Quo Vadis” në ekranin e Vizion Plus ishin aktivistja Zhaklin Lekatari dhe deputetja Erisa Xhixho.

Gjatë bisedës me moderatoren Pranvera Borakaj, Lekatari tha se e rëndësishme është që këto ngjarje të parandalohen dhe kjo fillon nga edukimi.

Lekatari: Kjo qasje duket sikur merret vetëm me pasojat dhe jo me rrënjën e problemit. Parandalimi dhe riintegrimi i individëve është qëllimi i një vendi dhje jo burgosja. Ku është kufiri mes etikës dhe ligjit. Për të kuptuar këtë duhet të kuptojmë çfarë është ligji dhe etika. Unë mendoj që synimi ynë nuk duhet të jetë “A duhet të dënojmë një person që është dhunuar sistematikisht”, por çfarë duhet të bëjmë ne për të parandaluar dhunën. Të thuash i gjithë populli është dakord, është mendim i gabuar. Populli ishte dakord me Hitelirin, Enver Hoxhën dhe shumë faktorë të tjerë. Problemi jonë nuk është vetëm se si duhet të jenë ligjet apo a bëri mirë Gjykata në Greqi, por ku janë gabimet që kemi bërë ne edhe në të kaluarën në shoqërinë tonë shqiptare. A kemi ne vullnetin për ta çuar Shqipërinë aty ku duhet të shkojë Shqipëria.

Edhe për deputeten Xhixho parandalimi është shumë i rëndësishëm. Të jesh grua në shoqërinë shqiptare është shumë e vështirë tha ajo.

Xhixho: Parandalimi është shumë i rëndësishëm. Janari me gjithë këto vrasje, vetëvrasje…ndërkohë që duhet të ishte një muaj feste. Parandalim për mua është edukim, përgjegjësi. Jemi në një shoqëri ku është shumë e vështirë të jesh grua. Por çfarë po bëjmë ne? A kemi përmirësim në edukim? Që këtu fillon faza e parandalimit dhe sot jemi në një situatë ku një në dy gra dhunohen, rastet për bullizëm ishin mbi 200 dhe kalojmë më pas te gjyqësori, te policia, sa i merr kjo parasysh. Aspekti ekonomik padyshim. Fuqizimi ekonomik është një nga gjërat më të rëndësishme që të kemi një shoqëri të barabartë. Ajo që më shqetëson është që do duhet të reflektojmë jo vetëm si shoqëri, si ligjvënës, por edhe si njerëz që kanë mundësi të japin një meazh dhe të çojnë në një vijë më të mirë gjithë shoqërinë./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *