Subscribe

Ky është formati i lejes së re të qarkullit për automjetet. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugorë prej dy muajsh ka nisur lëshimin e këtij formati të ri, i cili është në standardet e Bashkimit Europian. Sa i përket qytetarëve, ky dokument nga 3500 lekë, tashmë do të kushtojë 2100 lekë, ose rreth 40 % më lirë.

 

 

Leja e re zëvendëson tre dokumente në një të vetëm, konkretisht certifikatën e pronësisë, lejen ndërkombëtare si dhe unifikon lejen e vjetër, duke reduktuar edhe kohën për qytetarët.

 

Gjatë periudhës Qershor – Korrik janë lëshuar 32,724 leje të reja qarkullimi. Krahasuar me vitin 2021, janë 6% më shumë.

 

Të dhënat e këtij dokumenti janë të kodifikuara sipas BE, me elementë sigurie e cilësi të lartë. Leja e re e Qarkullimit të mjetit lëshohet për regjistrime të reja ose kur qytetari rifreskon të dhënat e mjetit, kur ndërron pronësinë, kur humb apo dëmtohet leja e vjetër dhe kur qytetari dëshiron vetë të marrë lejen e re.

 

Nuk është e detyrueshme për mbajtësit e Lejes së vjetër të Qarkullimit të mjetit që ta rinovojnë apo ndërrojnë atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *