Presidenti Ilir Meta komentoi për herë të parë vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të larguar Ardian Dvoranin nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët këtë të premte, Meta tha se vendimi është i vonuar, por pozitiv. Ai theksoi se si kreu i shtetit kërkon vetëm zbatimin dhe respektimin e Kushtetutës.
“Unë besoj qëndrimi i Presidentit mbetet i Kushtetutës dhe ligjit që kanë qenë shumë të qarta. Vendimi i djeshëm është i vonuar por pozitiv. Mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë. Unë si President nuk kam qenë dhe asnjëherë individët. Legjitimiteti me Kushtetutën është i rëndësishëm. Vendimtare ka qenë dhe mbetet respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve.”
Ardian Dvorani u largua nga KED me gjashtë vota pro dhe tre kundër.
Ishte Presidenti i Republikës Meta ai i cili në muajin mars i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor largimin e Dvoranit.