Policia duket e ka kthyer në prioritet sigurinë në shkolla me objektivin kryesor goditjen e shpërndarjes së drograve të llojeve të ndryshme tek të rinjtë. Në funksion këtij objektivi ishte edhe megaoperacioni “Tempulli”, i cili goditi 23 grupe kriminale. Po pavarësisht entuziazmit adoleshentët janë ende të ekspozuar përballë rrezikut.

 

Lidhur me këtë temë, në një intervistë për Vizion Plus, zëvendës ministri i Brendshëm, Besfor Lamallari, flet për paketën e sigurisë dhe sfidat që autoritetet përballen.

 

Operacioni “Tempulli” prangosi nje numer te madh personash por mes tyre mungojne kreret e grupeve kriminale, perse nuk u goditen?

 

“Operacioni vijon, nga momenti i parë, që u kryen arrestimet e para, që synojnë kapjen në befasi të atyre që ishin të përfshirë në shpërndarjen dhe ofrimin e drejtëpërdrejtë të drogërave ndaj të rinjve në shkolla. Ne pamë në ditët në vijim që persona të tjerë u arrestuan, pikërisht për këto akuza, për shpërndarje të drogërave, por gjithashtu mos harrojmë, që çdo person i arrestuar është një burim informacioni që i nënshtrohen hetimeve të thelluara të Prokurorisë, por edhe punës që bën policia, punës operacionale, për të siguruar jo vetëm informacion të vlefshëm për qëllim të hetimit kriminal, por edhe përfshirë sekuestrimit të drogërave të rrezikshme, që ju përmendët edhe më herët, por edhe të pasurive të krijuara mbi këtë aktivitet kriminal, i cili për fat të keq ka si target një kategori shoqërore shumë vunerabël, që janë të rinjtë”, tha ai.

 

Nje dite perpara fillimit te vitit te ri shkollor policia prazantoi planin e masave te sigurise, a ka funksionuar ky plan?

 

“Jemi të kënaqur me mbarëvajtjen e planit deri më tani, sigurisht ky është vetëm fillimi i planit që ne e lancuam më herët së bashku me Ministrinë e Arsimit. Së pari është shumë e rëndësishme që me lancimin e planit, me goditjet që u bënë, me arrestimet që vijojnë, ndarjen njëherë e përgjithmonë nga ky historiku, shpërndarës, trafikantë, guxojnë e afrohen drejt shkollave duke përfituar pikërisht nga mosha vurnerabël e këtij personave, të rinjve që frekuentojnë shkollat”, tha ai, duke theksuar se tashmë këta persona janë të demotivuar si pasojë e arrestimeve policore në kuadër të operacionit “Tempulli”.

 

Nje tjeter shqetesim i ngritur se fundmi eshte perdorimi i tullumbaceve me oksid azoti nga te rinjte qe shpesh shkaktojne pasoja serioze per shendetin. Cfare po ben policia ne kete drejtim?

 

“Në fakt, ministri e prezantoi edhe në Kuvend, që në krye të herës e ka bërë të ditur, përpara se të lanconim operacionin siguria në shkolla, i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të identifikojë drogërat ekzistuese, por edhe drogërat e reja të cilat futen në treg, në mënyrë shumë klandestine”, thekson ai duke shtuar se prodhohen në kushte të mjerueshme, edhe në vende të BE. Ai thekson se ndonëse duken si argëtuese këto lëndë shkatërrojnë trupin, por thekson se ndryshimet ligjore të propozuara duhet mbështetur në Kuvend nga çdo forcë politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *