Kylie Jenner: Fama nuk eshte e embel

Kylie Jenner, ka qënë pjesë e televizionit në reality show-un “Keeping Up With The Kardashians, që prej moshës 9 vjeçare.
10 vite më vonë, Jenner ka rrëfyer se çdo të thotë të jesh ‘yll’ në reality shown më të ri ‘Life of Kylie’ (Jeta e Kylie).
Në episodin e parë, 19 vjeçarja i tregon shoqes së saj të ngushtë Jordyn Woods, se fama nuk është aq e ëmbël sa njerëzit mendojnë.
“Kur rriteni përpara kamerave, njerëzit ndihen sikur ju njohin. Unë sigurisht nuk e kam zgjedhur këtë jetë por nuk do të them që nuk jam përshtatur me këtë mënyrë jetese,”- është shprehur Jenner.
Gjatë episodit që u transmetua ditën e dielë, Kylie konsultohet me një terapist rreth luftës së saj me famën dhe të qenit në qendër të syve të publikut: “Nuk më pëlqen e gjithë vëmendja. Në shumë raste, dua vetëm të zhdukem.”




