Kuvendi ka miratuar këtë të enjte shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor 2020. Vendimi u miratua me 91 pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.

Qeveria vendosi që ta shtyjë me dy muaj të tjera për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.  Hera e parë kur u shpall gjendja e fatkeqësisë natyrore ishte më 24 mars të këtij viti.

Ndërkohë, opozita ka dalë kundër vendimit për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për dy muaj duke e konsideruar atë antikushtetues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *