Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro ratifikimin e marrëveshjes së huas prej 40 mln euro për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Huaja do të shlyhet për 15 vite, ndërkohë që 5 vitet e para do të jenë pa pagesë principali.

 

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (Agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFË Frankfurt am Main (KFË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”.’– thuhet në projektligj.

 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh se objektivi është krijimi i sigurisë së furnizimit të energjisë elektrike dhe modernizimi i të gjithë sistemin e energjisë elektrike.

 

Nga ana tjetër me 74 vota pro është votuar raporti vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale për vitin 2021.

Me 99 vota pro është votuar raporti vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitit 2021.

Me 75 vota pro është votuar raporti vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021.

Me 98 vota pro është votuar projektligj “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare”.

Me 97 vota pro është votuar projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”.

 

Me 99 vota pro është votuar Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian, Horizont Evropa-programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *