Parlamenti rinis këtë të hënë punimet, me hapjen e sesionit të katërt të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

 

Në senancën e sotme që do të zhvillohet në orën 17:00 Parlamenti do të votojë dekretin e presidentit Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga detyra e ministrit të Jashtëm dhe emërimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Ky moment pritet të shënojë edhe përplasjen e radhës mes mazhorancës dhe opozitës, nëse kjo e fundit do të jetë në sallë.

 

PD pritet ta marrë vendimin gjatë mbledhjes së grupit ndërsa ka paralajmëruar se do të nisë një valë protestash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *