Gjykata Kushtetuese ka rrezuar nismën e qeverise qe detyronte te vetepunesuarit te paguanin kontributet shoqërore ne baze te vlerës reference qe u vendos me ane te nje vendimi te veçante nga këshilli i ministrave. Gjykata i ka dhënë te drejte pales ankimuese, dhomës se avokatisë, e cila kërkonte shfuqizimin e ketij akti si te papranueshëm me kushtetutën. Paditësit e ketij vendimi ishin kundër, pasi vendoste konceptin e barazisë ne paga per te gjithe duke shkelur konkurrencën, por edhe shkeljen e ligjit themeltar te vendit, i cili thotë qarte se ndryshimet fiskale behen me ligj dhe jo me vendim qeverie. Përmes nje tabele qeveria miratoi paga per profesione te ndryshme dhe zona te ndryshme ne mënyre qe te ulte evazionin dhe te mblidhte me shume te ardhura nga sigurimet shoqërorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *