Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti foli pas votimit në Kuvend. Ai u shpreh në sallën e Parlamentit se tani do të ndryshojë mënyra sesi bëhet politikë dhe fokusi kryesor do të jetë populli.

 

“Unë zotohem këtu para jush që do të jap maksimumin për të mirën e të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim. Pavarësisht kënd e keni votuar unë do të dëgjoj zërin tuaj, sidomos kur nuk pajtohemi. Sot fillon rruga jonë e punës së palodhshme për të sjellë ndryshimin. Sot mbaron mënyra e vjetër e të bërit politikë dhe fillon një etapë e re e të bërit qeveri. Nga sot ka një lidership të ri, që i konsideron aleatë ata që tregojnë zero tolerancë ndaj korrupsionit. Le t’i mbajmë pushtetet e ndara në një shtet të përbashkët. Populli na ka zgjedhur të punojmë për interesat e tyre dhe jo për interesa personale a grupore.”

 

Qeveria e re në Kosovë u zgjodh me 66 vota pro, 10 abstenime dhe asnjë kundër. Në momentin e votimit, opozita braktisi Parlamentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *