Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 May 2026
Vizion fokus

Putin: Përdorimi i armëve bërthamore, masë emergjente për sigurinë...

Dron i paidentifikuar në hapësirën ajrore të Letonisë, NATO...

Drita jeshile nga BE për miratimin e IBAR, Balla:...

Babai e harroi në makinë dhe shkoj në punë,...

Rubio në takimin e NATO-s mes shqetësimeve për tërheqjen...

Tension mes Trump e Netanyahut, SHBA preferon negociatat, Izraeli...

Merz propozon: Ballkani Perëndimor si vëzhgues në BE, Ukraina...

PS- PD “vulosin” rregulloren, mazhoranca e opozita gjejnë konsensusin...

Tabaku pas vizitës në Gjermani: Integrimi kërkon reforma reale...

“Pas vdekjes së Visit…”, babai i Ervis Martinajt: Eljo...

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

20 Mars 11:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Zulfaj do të koordinojë procesin e integrimit evropian të Kosovës, i mbështetur nga strukturat përkatëse shtetërore”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Zulfaj ka qenë këshilltar politik i Kurtit prej marsit të vitit 2021, ndërsa me emërimin e ri e zëvendëson kryenegociatorin e deritashëm, Besnik Bislimin.

Bislimi i ka udhëhequr edhe negociatat e Kosovës me Serbinë, të ndërmjetësuara nga blloku evropian në Bruksel. Në shkurt të këtij viti, Qeveria pati bërë të ditur se në këtë proces dialogu, Kosova do të përfaqësohet nga Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Përveç rolit si kryenegociator me BE-në, sipas njoftimit, Zulfaj do të jetë edhe Koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), duke shërbyer si autoriteti kryesor koordinues në emër të Qeverisë për të gjitha çështjet që lidhen me këtë instrument.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa status kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kërkesën për anëtarësim e ka dorëzuar në fund të vitit 2022, por ajo nuk është shqyrtuar ende.

Qeveria Kurti 3 është votuar më 11 shkurt, megjithatë Kosova vazhdon të përballet me paqartësi për shkak të ngrirjes së punës së Kuvendit.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese një dekret të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit, në pamundësi për të zgjedhur presidentin e ri.

Osmanit i skadon mandati më 4 prill.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ngrirje të punës së Kuvendit deri më 31 mars, derisa të qartësohet nëse dekreti i Osmanit është shpallur në përputhje me ligjin./rel

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
BE kosove

Nga e njëjta kategori

Putin: Përdorimi i armëve bërthamore, masë emergjente për sigurinë e Rusisë

më shumë...

Dron i paidentifikuar në hapësirën ajrore të Letonisë, NATO ngre avionët luftarakë

më shumë...

Drita jeshile nga BE për miratimin e IBAR, Balla: Shqipëria drejt mbylljes së negociatave me BE deri në vitin 2027

më shumë...

Zhvillohet testi i klasave të pesta, nxënësit thonë se pyetjet e provimit ishin të nivelit mesatar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:44

Putin: Përdorimi i armëve bërthamore, masë emergjente...

4:33

Dron i paidentifikuar në hapësirën ajrore të...

4:18

Drita jeshile nga BE për miratimin e...

4:06

Zhvillohet testi i klasave të pesta, nxënësit...

4:00

Babai e harroi në makinë dhe shkoj...

3:42

Rubio në takimin e NATO-s mes shqetësimeve...

3:18

Tension mes Trump e Netanyahut, SHBA preferon...

3:05

Merz propozon: Ballkani Perëndimor si vëzhgues në...

3:03

Takohen autoritetet rregullatore, delegacione nga 42 vende...

2:52

PS- PD “vulosin” rregulloren, mazhoranca e opozita...

2:36

Beqaj mbrohet jashtë kafazit, ish-ministri i Shëndetësisë...

2:10

“Shqiptarët mund të mësojnë një gjuhë të...

1:57

Keqtrajtimi i aktivistëve ne Izrael, Tirana dënon...

1:43

Tabaku pas vizitës në Gjermani: Integrimi kërkon...

1:26

OSBE: “Zgjedhorja” po ecën ngadalë! Tarran: Rekomandimet...

1:24

Vodhi dyqanin e bulmetit, arrestohet hajduti 22-vjeçar...

1:14

Nis votimi me postë për diasporën, procesi...

1:08

“Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për...

1:04

BE jep “dritën jeshile” për IBAR! Të...

12:55

Morën peng dhe dhunuan një person, dy...

Më të klikuarat

  • “Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për 12 shenj...
  • “Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përl...
  • “Pas vdekjes së Visit…”, babai i Ervis Mar...
  • Aksident tragjik në Librazhd, humb jetën 66-vjeçarja (Emri)
  • VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Shkodër, momenti kur shoferi i m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.