E shtunë, 21 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Mes lotësh e përqafimesh, Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia e tij në Prishtinë për t’u kthyer në Hagë

Ka përfunduar këtë të shtunë vizita katërditore humanitare e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në familjen e tij. Nën shoqërimin e forcave të shumta të EULEX-it, Krasniqi është larguar nga banesa për t’u rikthyer në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Largimi i tij është shoqëruar me emocione të forta. Familjarët e kanë përcjellë mes lotësh dhe përqafimesh, ndërsa të afërm të tjerë që kishin dalë në ballkone e kanë duartrokitur teksa ai largohej nga banesa.

Krasniqit iu mundësua kjo vizitë humanitare për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij. Gjatë katër ditëve ai qëndroi pranë familjes, ndërsa këtë të shtunë duhet të rikthehet në paraburgimin në Hagë, ku po mbahet në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Vizita u shoqërua edhe me polemika pas raportimeve se një pjesëtar i EULEX-it i kishte drejtuar armën një familjari të Krasniqit. Megjithatë, misioni i EULEX-it e mohoi këtë pretendim përmes një reagimi zyrtar.

Reklamë

Më 16 shtator, Gjykata Speciale e dënoi në shkallë të parë Jakup Krasniqin me 25 vite burgim për krime lufte. Vendimi është pjesë e procesit gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.