Autorja dhe moderatorja Pranvera Borakaj, e ftuar këtë të mërkurë në studion e Living Day në Vizion Plus ndau më shumë detaje, si rrallëherë nga jeta e saj personale. Moderatorja u shoqërua në studio nga vajza e saj, Anna Siol, mes emocionesh të forta.
Borakaj rrëfeu për udhëtimet e bukura me Annën dhe kohën që kalon me të.
Por, për të qenë prezente si në punë, ashtu edhe në familje, nuk ka qenë e lehtë për Pranverën. “Me Annën dola në punë pas një muaji që kisha lindur, ndërsa me ElRoin pas 7 ditësh”, tha ajo.
Ndërkohë, Anna u shpreh në studio: Kur jam me vëllanë ndihem shumë e lumtur. Kur isha më e vogël i thashë mamit: A do të bësh edhe një fëmijë tjetër, sepse unë nuk dua të rri vetëm?
Surprizat për Borakajn nuk kishin të ndalur. Ajo u emocionua edhe nga një telefonatë e mikeshës së saj, Frida Mavriqi.
“O yll bote! I drejtohem qiellit me lutje që ti dhe familja jote të jeni gjithmonë mirë. Dhe pse jo, të bësh edhe një bebe tjetër, se i bën shumë të bukur”, u shpreh ajo.
“Është mikeshë shpirti. Kurrë s’do e kisha menduar që do kisha shoqe një vajzë gati 10 vite më të re”, tha Pranvera Borakaj e emocionuar.
Gjithashtu, Borjon Borakaj, vëllai i moderatores, e surprizoi atë me një videomesazh që e emocionoi pafund.
Moderatorja u ndal edhe te profesioni i saj, gazetaria, të cilin e cilëson si pasion dhe punën që do ta bënte në çdo jetë. Megjithatë, Pranvera ndihet nostalgjike për gazetarinë e dikurshme, duke e cilësuar atë si një realitet krejt ndryshe.
Autorja e Quo Vadis në Vizion Plus u shpreh me keqardhje për nivelin e përfaqësimit në parlament, teksa theksoi se shpeshherë gazetarët i kursejnë politikanët në studio, në mënyrë që të mos ekspozohet niveli i tyre real.
Pjesë nga intervista:
A ishte më lehtë të bëje gazetari dikur apo sot?
Pranvera Borakaj: Dikur ishte më e bukur. Më merr mallin për kohën e dikurshme kur bëhej gazetari. Kishte më shumë emocion dhe të vërteta. Ishte një tjetër realitet. Sot, fatkeqësisht, çdo gjë vjen e gatshme, na sjellin kasetat gati nga eventet, presin që ne të vendosim sinkronet që duan ata dhe ti nuk merr më asnjë impuls të vërtetë nga ajo që ndodh. Sot në politikë kanë frikë të përballen, mjaftohen me monologët e tyre dhe kjo u duket në rregull. Më vjen shumë keq, por ky është realiteti.
Ti vetë njihesh edhe për editorialet. A është gazetaria të mbash qëndrim?
Pranvera Borakaj: Nuk e di. Unë kam zgjedhur këtë stil. Përpara se të jem gazetare, unë jam një qytetare dhe prind i disa fëmijëve. Jetojmë në këtë realitet dhe ato gjëra që i ndjej në lëkurë, e ndjej të nevojshme t’i shpreh, sepse shqetësojnë ambientin tonë. Kemi 140 deputetë, por shumicën e tyre nuk i kemi dëgjuar kurrë të artikulojnë një ide, vetëm ngrenë kartonin, ndërkohë që paguhen me dieta e pensione suplementare. Sot sistemi është deformuar dhe nuk ka më përballje ballë për ballë ku qytetari të shohë vizionin e tyre, idetë e tyre, qëndrimet e tyre. Më vjen keq për nivelin e përfaqësimit që kemi në parlament. Unë e ndiqja politikën që e vogël, kishte debat, ekzistonte elita. Sot më vjen neveri nga niveli që kemi në parlament. Handikapi më i madh i politikanëve është se mendojnë se janë të pavdekshëm në ato karrige dhe nuk e kuptojnë kur cikli i tyre përfundon. Kjo është shumë shqetësuese.
Ti vetë ke qenë më e guximshme atëherë kur i kishe përballë politikanët, apo tani?
Pranvera Borakaj: Tani nuk kanë fare përballje. Edhe kur vinë i konsiderojnë si nder. Ndërkohë niveli i atij që ke në panel mund të jetë skandaloz. Madje, shpesh i kursejmë politikanët në studio që të mos dalë ai nivel që janë
A ja vlen të jesh gazetar sot?
Pranvera Borakaj: Unë do ta kisha bërë këtë profesion në çdo jetë. bëjë punën që dua, e dashuroj është pasioni im. Mbrëmë folëm në emission për “Smart City” dhe jam realisht e shqetësuar për vëzhgimin 24 orë me kamera, sidomos në shkolla ku do të monitorohet vajza ime, më duket gjëja më e pasigurt në botë.dhe po mendoja kështu si ka vajtur niveli i jetesës në Tiranë, a ja vlen të ikësh diku tjetër të jetosh diku tjetër. Dhe po mendoja që ndoshta nuk jetoj dot pa këtë profesion. Se unë e dua, është adrenalinë. Jam me fat që bëjë punën që dua.
Së fundmi more titullin “Ambasadore për Paqen”. Çfarë do të thotë kjo për ty?
Pranvera Borakaj: I vlerësoj organizatorët për vlerësoj organizatorët për çmimin. Bëra një batutë se do ta meritoja vërtet vetëm po të zgjidhja konfliktin Iran-Izrael. Gjithsesi, vlerësoj që ata panë te unë guximin për të thënë të vërtetat, sidomos gjatë pandemisë. Ndihem e vogël për këtë titull. I falënderoj shumë!
/vizionplus.tv





