E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmet izraelite në Liban, 89 të vrarë dhe qindra të plagosur

Të paktën 89 persona janë vrarë dhe rreth 700 të tjerë janë plagosur si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite në Liban, bëri të ditur Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, mes viktimave janë edhe 12 mjekë që humbën jetën në jug të vendit, duke rritur shqetësimet për sigurinë e personelit mjekësor në zonat e konfliktit.

Ushtria izraelite deklaroi se ka ndërmarrë sulmin më të madh të koordinuar në territorin libanez në kuadër të përshkallëzimit të ri të përplasjes me Hezbollahun, grupin e mbështetur nga Irani. Sipas saj, armëpushimi nuk zbatohet në këtë zonë.

Burime ushtarake thanë se mbi 100 objektiva u goditën brenda vetëm 10 minutash, duke përfshirë kryeqytetin Bejrut, jugun e Libanit dhe luginën lindore Bekaa.

Reklamë

Banorët në zonat e prekura raportuan se disa nga sulmet ndodhën pa paralajmërimet e zakonshme paraprake, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha materiale.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa frika për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon po rritet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë