E shtunë, 31 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kurbin, shpërthim me tritol në banesë

Një shpërthim i fuqishëm tritoli tronditi mëngjesin e sotëm banorët e fshatit Gurëz në Kurbin. Lënda eksplozive ishte vendosur ne një banesë në ndërtim, në pronësi të Françesk Kastratit.

 

Reklamë

Ky i fundit është emigrant në Itali. Nga shpërthimi janë dëmtuar muret dhe tarraca e objektit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, pasi ndërtesa ndodhet larg zonës së banuar. Burime nga policia lokale, thanë se tritoli është vendosur gjatë natës.

 

Reklamë

Ende nuk ka ndonjë te dhëne mbi motivin e ngjarjes apo autoret e saj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë